eventsoja
E vërteta e Marias - Premiere

E vërteta e Marias - Premiere

When: January 14, 2017, 7:00 pm
Venue: Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli"
Address: Rruga Murat Toptani Tirana , Albania (map)
Organizer: Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" (Facebook)
Autor : Lisandri Kola
Regjisor: Besfort Idrizi
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara
Koreografia: Gjergj Prevazi
Muzika: Eduard Hallulli
Me aktorët: Ermira Gjata, Florian Agalliu, Gjergj Mena dhe Akrioma Saliu

Drama "E vërteta e Marias" fokusohet në problematika moderne të një shoqërie në tranzicion. Ajo vë në qendër tre personazhe: Lukën, Mateun dhe Zonjën e shtëpisë, përmes një konflikti të hershëm mes dy miqve (Lukës dhe Mateut) që e rimarrin këtë konflikt për ta rindezur, dinamizuar sërish në shtëpinë e Zonjës, e cila në fund është Maria. Autori lë pezull pikëpyetjen: a është e njëjta Maria? Me qëllim që t'i provokojë spektatorit ndjesi, dhe mëdyshje substanciale. Në momentin e shfaqjes së Zonjës si Maria, gërshetohen dy historitë, ajo e Lukës dhe e Matuet me të sajën, ku secili komunikon ngjarjet e veta, që duket se koincidojnë në rrjedhën e veprimit dramatik.
Drama, në mënyrë të drejtpërdrejtë, flet për tre personazhe të cilët janë të futur në një kurth nga e kaluara e tyre, prej ku nuk dalin dot pa u përballë më të dhe pa i rishqyrtuar të gjitha veprat e tyre me sinqeritetin më të madh. Kjo ndodh me dy shokë të cilët para disa viteve, gjatë studimit të tyre kanë bërë një sherr, për këtë arsye edhe janë ndarë dhe nuk janë takuar më, duke jetuar një jetë të izoluar nga njëri tjetri dhe të zënë peng nga kujtimet e tyre. E njëjta ndodh edhe me personazhin e tretë, që është zonja e një shtëpie, që këta e marrin me qera dhe ku arrijnë t'ia zbulojnë të fshehtat më të thella njeri tjetrit, duke e implikuar edhe zonjën në të kaluaren e tyre dhe duke ia hapur edhe asaj varret e së kaluarës.
Pjesa na fton të rikonsiderojmë tema dhe fenomene sociale, që janë prezente pothuajse tash tri dekada në jetën shqiptare, në kahjen e marrjes së përgjegjësive individuale e kolektive e sigurisht dhe institucionale.

Other events in Tirana

Hey Bunkersa :D do you want to try something different? In honor of the French people traveling in Albania 🇦🇱 will make a difrent party. See you tonight 20:30 Free entrance...
Tirana July 25, 2017, 8:30 pm
LEKTOR: Znj. Erin Doak DATAT: 26-27-28 Korrik ORARI: 16:00-20:00 Ky trajnim është ndërtuar në 11 orë, dhe ka për qëllim përmirësimin e aftësive bas...
Tirana July 26, 2017, 4:00 pm
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë sjell më datë 17 – 28 Korrik te Parku i Liqenit Kampin Veror “1-sh me Natyrën”. Programi për dit...
Tirana July 25, 2017, 8:00 am
Dëshironi të shndërroni rutinën tuaj të stërvitjes në diçka argëtuese dhe emocionuese? Nëse përgjigjia është po, eja të provoni ...
Tirana July 27, 2017, 7:30 pm
What's up Bunkers :) È hëna erdhi sërish dhe bëhemi gati për një super party 🎉. Tourist Jungle mirëpret miqtë nga Croazia dhe Greqia. Po ashtu edhe mi...
Tirana July 24, 2017, 9:00 pm
More events in Tirana

More events in Albania

Shkodër January 7, 2017, 11:30 am
Durrësi January 7, 2017, 9:00 pm

Events in Albania by city

Find events in Albania major cities like: Tirana - Elbasan - Durrës - Shkodër - Durrësi - Vlorë - Korçë - Kamëz - Lushnjë - Jagodina - Dures - Velipoja - Pogradec - Vlora - Durazzo - All cities